Ismet Kryeziu nga KDI ka komentuar zgjedhjet në veri të Kosovës që u mbajtën të dielën, raporton GazetaBlic.
Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, edhe pse shumica e qytetarëve në veri bojkotuan të drejtën e votës, sipas tij, ata të jepnin përshtypjen ku përmes këtij veprimi dhe veprimeve tjera të tyre, ata janë të angazhuar që të arrijnë aspiratat më të larta politike.
“A i konsiderojmë si të drejta aspiratat e tyre politike?! Krejt e parëndësishme përballë përgjegjësisë që ne kemi, me i adresuar me i kanalizuar dhe me i integruar aspiratat e tyre edhe ata si qytetarë, në Republikën e Kosovës”, shkroi tutje.
Shkrimi i plotë:
Vullneti dhe besimi politik është triumfues mbi secilën pengesë gjatë rrugës dhe secilin diktat qoftë të ushtruar nga grupe kriminale, përfaqësues politik, apo pushtete diktatoriale.
Nga ajo sa kam mundur të krijoj përshtypje gjatë ditës së zgjedhjeve, është e vështirë të nxjerrësh një konkluzion se kundër vullnetit politik të tyre, qytetarët Serb të katër Komunave të Veriut bojkotuan procesin zgjedhor. Përkundrazi ata të jepnin përshtypjen se janë duke besuar dhe duke ushtruar vullnetin e tyre qytetar për të bojkotuar këto zgjedhje dhe përmes këtij veprimi dhe veprimeve tjera të tyre, ata janë të angazhuar që të arrijnë aspiratat më të larta politike.
A i konsiderojmë si të drejta aspiratat e tyre politike?! Krejt e parëndësishme përballë përgjegjësisë që ne kemi, me i adresuar me i kanalizuar dhe me i integruar aspiratat e tyre edhe ata si qytetarë, në Republikën e Kosovës.
Secila taktike, improvizim dhe zvarritje e marrjes së përgjegjësisë nga ana e jonë, do jetë më e dëmshme për vetë Republikën dhe për ne.


