Lajme

Kryeziu për vendosjen e tabelave në komunat veriore: Sjellje populiste të qeverisë krejt të panevojshme

03/21/2024 21:22
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me vendosjen e tabelave në komunat veriore.

Ai ka dhënë dy aryse pse ndryshimi dhe vendosja e tyre është në kundërshim me frymën e kushtetutës.

“E para sepse serbët kanë të drejtë të përdorin alfabetin e tyre cirilik dhe e dyta, besoj se në komunat me shumicë serbe, renditja e gjuhëve duhet të bëhet në gjuhën serbe dhe në gjuhën shqipe. E kundërta e kësaj që i ka vendosur qeveria” shkruan Kryeziu raporton Gazeta Blic.

Kryeziu thotë se sjellje të tilla populiste të Qeverisë në vend të inkurajimit të dialogut, bashkëpunimit dhe integrimit, nxisin pakënaqësi, konflikte dhe përçarje mes grupeve të shoqërisë.

Reagimi i plotë: