Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu ka komentuar reagimet e VV-së kundër drejtësisë për rastin e deputetes, Jetmire Vrenezi, ku është dënuar sot me tri vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton GazetaBlic.
Kryeziu thotë se komentet e tilla të politikanëve janë tendencë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
“Komentet e politikanëve për veprimet e gjyqësorit nuk janë opinione politike, por tendencë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, shkruan Kryeziu.
Në anën tjetër, ai thotë se zyrtarët e partisë në pushtet duhet të merren vetëm me politikë dhe të mos ushtrojnë presion mbi institucionet e drejtësisë.
“Ndaj është mirë që politikanët edhe zyrtarët e VV-së të vazhdoni me politikën nëse tashmë bëni politika dhe mos të ushtroni presion mbi institucionet e drejtësisë. Institucionet përgjegjëse dhe legjislacioni ynë, ka mjaft mekanizma për të garantuar drejtësinë”, përfundon Kryeziu në “Facebook”.


