Lajme

Kryeziu për ndaljen e pagave: Pushteti po kërcënon guximin e mësimdhënësve që luftonin duke derdhur gjak

10/04/2022 23:15
nga:Genita C

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu ka përmendur faktin që deputetët nuk i votuan sanksionet financiare në rregulloren e punës së Kuvendit, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, të gjithë ranë ranë dakord për pazarin, kundër këtyre sanksioneve financiare, sepse siç thotë Kryeziu, vota do të ndikonte drejtpërdrejt në xhepin e tyre.

Kryeziu thotë se tash shumë prej deputetëve po heshtin dhe po mbështesin, mosekzekutimin e pagave për mësuesit.

“Një muaj më parë, deputetët nuk i votuan sanksionet financiare në rregulloren e punës së Kuvendit, si instrument ndikimi në përgjegjësinë e tyre për pjesëmarrje në seanca dhe në punimet e Kuvendit. Të gjithë ranë dakord për pazarin, kundër këtyre sanksioneve financiare. Sepse vota e tyre ndikonte drejtpërdrejt në xhepin e tyre. Sot shumë prej tyre heshtin, e disa prej tyre po i mbështesin sanksionet financiare për t’i nënshtruar punëtorët”, shkruar Kryeziu.

Sipas Kryeziut, ky vendim i Qeverisë Kurti është kërcënim për mësimdhënësit.

“Përdorimi i sanksioneve financiare për puntorët grevistë është dehumanizim i mësimdhënsve, kërcënim për guximin dhe kërkesat e tyre për të ndryshuar kushtet e punës. Kushtëzim për të punuar dhe jetuar ashtu siç i dikton punëdhënesi, në këtë rast pushteti.

Duke qenë se bota i njeh këto praktika, dhe disa po i promovojnë!? Mos harroni ti përmendni dhe shumë praktika tjera, që punëtorët kanë luftuar dhe kanë arritur të avansojnë të drejtat e tyre përmes përplasjeve e duke derdhur gjak. Indirekt e direkt po promovoni këso pushtetesh edhe këso angazhimesh te punëtorëve për të avansuar të drejtat e tyre.

Të drejta përmes përplasjeve?”, përfundon shkrimi i Kryeziut.