Lajme

Kryeziu për liberalizimin e vizave për Kosovën: Diplomacia duhet me qenë më aktive

06/23/2022 23:52
nga:Arsim Buxhovi

Njohës i integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu ka folur sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës.

Kryeziu në T7 tha se sa i përket liberalizimit të vizave, Ministria e Jashtme e Kosovës duhet me qenë më aktive.

“Ministria e Jashtme duhet me qenë më aktive. Është cështje lobimi. Me informu cka ke bo ti. Kanë qenë 95 kritere, ku ka qenë problemi, ka qenë në sundim të ligjit”, tha Kryeziu.

Tutje ai tha se duhet të bëhen sa më shumë vizita, si në Holandë e Francë, për të parë mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Duhet me shku me bo edhe një vizitë në Holandë, me shku me taku Francën, me pa cka, qysh. Me rrit presionin. Diplomacia me qenë më aktive”, tha ai.