Lajme

Kryeziu për dialogun: Kurti s’ka dallim nga kryeministrat tjerë, po mungon transparenca e tij për këtë proces

11/03/2022 16:55
nga:Genita C

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se kryeministri Kurti nuk ka diferencë nga kryeministrat e tjerët për çështjen e dialogut, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kreyziu thotë se ka mungesë transparence dhe sipas tij Kurti, nuk po i përmbush premtimet e tij për dialog.

“Edhe pse duket se shumë rrethana kanë ndryshuar karshi procesit të dialogut, ajo që s’po ndryshon është mungesa e transparencës në këtë proces. Kryeministri Kurti, s’po arrin të bëj diferencën nga kryeministrat paraprak e as me i përmbush premtimet e tij për dialog transparent”, shkruan Kryeziu.

Sipas Kryeziut, është përgjegjësi e Qeverisë Kurti të promovojë transparencë dhe të rris besimin qytetarë në përfaqësimin dhe përmbajtjen e marrëveshjes.

“Qytetaret nëse janë kaq indiferent ndaj qasjes së qeverisë gjatë procesit të dialogut, me siguri s’kanë me qenë kaq indiferent ndaj marrëveshjes edhe efekteve që do të prodhojë për të ardhmen e tyre. Qeveria do duhej të fillojë debatin publik për idetë, propozimet e sfidat?! Është përgjegjësi e saja të promovojë transparencë dhe të rris besimin qytetarë në përfaqësimin dhe përmbajtjen e marrëveshjes”, përfundon Kryeziu.