Lajme

Kryeziu për aderimin e Kica-Xhelilit në LDK: Fajin për ikjen e saj e ka partia politike

09/07/2022 21:31
nga:Genita C

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se Doarsa Kica-Xhelili është një profil që zgjoi interes publik e profesional, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kryeziu thotë se fajin kryesor për ikjen e deputetëve nga subjekti politik, është vetëm i partisë,

Postimi i plotë:

Doarsa Kica-Xhelili, kur hyri në garë zgjedhore mund të ishte anonime, zë i padëgjuar në politikë. Por në jetën parlamentare, ndryshe nga ata/o që erdhën si anonimë dhe vazhdojnë të jenë anonimë edhe sot në Parlament, Doarsa bëri emrin e saj politik. Një profil që zgjoi interes publik e profesional.

Të gjithë mund ta akuzojmë Doarsen dhe shumë deputetë të tjerë, por ikja e deputetëve nga një subjekt te tjetri nuk është faji i deputetëve. Kryekëput fajin e kanë ato që ne i quajmë parti politike, demokracia brendapartiake, vendimmarrja dhe qeverisja që promovohet nga liderët. Shumica e deputetëve që besojnë në ideologjinë e partisë, i nënshtrohen autoritetit të liderit, llogaritin përfitimet individuale, janë lehtësisht të prirur të bëjnë kompromise me bindjet dhe profesionalizmin e tyre. Ky profil deputetësh shkrihet në masë ose përfundon si mekanizëm votimi në Kuvend. E Kuvendi i Kosovës ka deputetë të tillë, mjaftueshëm.