Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar vendimin e sotëm të Kushtetueses lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh. Megjithatë, sipas vendimit zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator 2026 nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.
Kushtetuesja ka kërkuar gjithashtu që deputetët sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar.
Ndërkaq, lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Kushtetueses dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike para përfundimit të afatit ditor për zgjedhjen e Presidentit, Kryeziu për Gazeta Blic ka thënë shkurt:
“Unë shpresoj se po, por tendencat e kahmotshme janë të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Kryeziu.
Në vendimin e sotëm, Gjykata sqaroi se tejkalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka bërë që të fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit dhe Qeverisë.
Afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka nisur më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026./Gazeta Blic


