Lajme

Kryeziu: Opozita me kauzat e saj patriot dhe tradhtar nuk e rrezikon në asnjë moment pushtetin

05/07/2021 09:39
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook në lidhje me përplasjet e fundit të ndodhura ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvend.

Kryeziu thekson se VV-ja nuk i ka fituar votat në kauzën e Bashkimit Kombëtar apo votimin kundër Gjykatës Speciale,  por ka fituar kur kauzat e saj janë orientuar drejt sundimit të ligjit dhe kundër keqqeverisjes.

“Dhe opozita e sotme, me kauza patriot/tradhetar, mund te beje me vite te tera opozite, por, ne asnje moment se rrezikon pushtetin, ashtu sikurse VV-ja deri para tre kater vitesh” shkruan Kryeziu në facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

VV-ja, s’paku nga percepcioni im, s’ka fituar çdo te dyten vote per kauzat, si: bashkimi kombetar, mosnjohja e simboleve te republikes, votimi kunder gjykates, epitetet e tradhtise per kundershtaret politik..etj. Ajo, ka fituar kur kauza e saj eshte orientuar ne menyre agresive e strategjike, pro sundimit te ligjit dhe kunder keqqeverisjes.

Dhe opozita e sotme, me kauza patriot/tradhetar, mund te beje me vite te tera opozite, por, ne asnje moment se rrezikon pushtetin, ashtu sikurse VV-ja deri para tre kater vitesh.