Lajme

Kryeziu: Ngërçi institucional është pasojë e papërgjegjshmërisë politike

09/29/2025 15:51
nga:Genita C

Ismet Kryeziu nga KDI,  ka deklaruar se, pavarësisht vendimit që do të japë Gjykata Kushtetuese, përgjegjësia për krizën institucionale në vend mbetet te partitë politike, raporton GazetaBlic.

Ai ka kritikuar veprimet e Vetëvendosjes dhe opozitës si zgjedhje politike të papërgjegjshme, që kanë thelluar ngërçin.

Sipas tij, vakumi juridik është shfrytëzuar për të fshehur mungesën e vizionit dhe përgjegjësisë, duke mbajtur peng institucionet dhe dëmtuar interesin publik.