Lajme

Kryeziu: Nga 7 gushti çdo veprim institucional është i diskutueshëm, mund të kthehemi në pikën zero

09/15/2026 09:30
nga:L J

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka thënë për FrontOnline se vlerëson se situata është veçanërisht problematike nga këndvështrimi kushtetues dhe se, sipas tij, që nga 7 gushti çdo veprim institucional është i diskutueshëm.

Kryeziu ka paralajmëruar se nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se Kuvendi nuk është konstituuar në mënyrë të plotë dhe të rregullt, pasojat mund të jenë të rënda për institucionet e dala nga ky proces. Sipas tij, një prej mundësive në një rast të tillë do të ishte edhe revokimi i mandateve, kthimi i procesit në pikën zero dhe, rrjedhimisht, shpërndarja e Kuvendit.

‘‘Prej 7 (shtatë) gushtit ne aspektin kushtetues çdo veprim është diskutabil.- Nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se kuvendi nuk është konstituuar ne mënyre te plotë dhe të rregullt si pasojë mundet me qenë revokimi i mandateve dhe kthimi në piken 0 (zero) dhe shpërndarja e parlamentit. Në këtë rast qeveria shkon në detyrë’’, ka thënë Kryeziu.