Lajme

Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën e Kosovës, nuk duhet të presim leje nga Albin Kurti

08/08/2026 00:07
nga:Gazeta Blic

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se Kosova nuk pronë e Albin Kurtit.

“Nëse e mbrojmë Republikën e Kosovës, nuk duhet të presim leje nga Albin Kurti”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nëse e mbrojmë Republikën e Kosovës, nuk duhet të presim leje nga Albin Kurti.

Republika e Kosovës nuk është pronë e Albin Kurtit, nuk është pronë e LVV-së dhe nuk është pronë e askujt që përkohësisht ushtron pushtet.

Ata që e deshën Republikën, që e ëndërruan dhe që luftuan për të, nuk ia nënshtruan vullnetin e tyre politik askujt. Nuk pritën që një lider t’u tregonte se kur duhej të mbrohej liria, shteti dhe dinjiteti i tyre.