Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se në Kosovë sa herë shpallen zgjedhjet, fillon ‘gara për kryeministër’, pozitë që qytetarët nuk e zgjedhin, raporton Gazeta Blic.
Ai ka kujtuar se në Kosovë zgjedhjet janë për deputetë dhe jo për kryeministër.
Postimi i tij i plotë:
Sa here shpallen zgjedhjet te ne, menjehere fillon “gara për kryeminister”. Per nje pozite qe qytetaret nuk e zgjedhin?
Ne Kosove zgjedhjet nuk jane gare per kryeminister. Jane gare per deputete.


