Lajme

Kryeziu: Moscertifikimi i Listës Serbe, vendim politik dhe jo ligjor nga KQZ

12/23/2024 16:06
nga:G C

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe, duke theksuar se ky vendim duket më shumë i motivuar politikisht sesa nga kriteret ligjore, raporton GazetaBlic.

Ai ka shtuar se KQZ-ja duhet të mbështetet në rekomandimet e institucioneve të tjera, si Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, e cila ka sugjeruar certifikimin e këtij subjekti.

Kryeziu theksoi se vendimet e KQZ-së duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, dhe jo të ndikuara nga qëndrimet politike të partive.