Lajme

Kryeziu: Mediat e ndihmuan Kurtin të vijë në pushtet – Tani nuk kanë ndryshuar mediat, por kanë ndryshuar njerëzit që erdhën në qeverisje

04/19/2021 22:54
nga:Gazeta Blic

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, përmes një shkrimi ka reaguar për zhvillimet e fundit rreth sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj medieve.

Ai ka thënë se Shoqëria Civile, ku përfshihet mediat, analistët dhe publicistët, janë hisedarë të rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit, dhe ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vëtëvendosje.

Kryeziu shton se Shoqëria Civile është angazhuar për ardhjen në pushtet të një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse, ndërsa thekson se nuk kanë ndryshuar ata, por njerëzit e veshur me pushtet.

Shkrimi i plotë:

Shoqeria Civile (ku perfshihen OJQ-te, mediat, analistet, publicistet etj).. jane hisedare te rezultatit zgjedhor te 14 shkurtit. Ose nese e themi me korrekt, kontribues te ardhjes se VV-se ne pushtet, apo ndryshe, kontribues te shkuarjes se PDK/LDK/AAK dhe Nismes ne opozite.

Tani kritikat kunder mediave, jane praktika te pushteteve me demokraci te brishte. Shoqeria civile eshte e angazhuar per nje qeverisje transparente, llogaridhenese e te pergjegjshme, per dallim nga partite qe objektiv te pare e kane pushtetin.

Nuk ka ndryshuar shoqeria civile, por ka ndryshuar pushteti edhe njerezit e veshur, tani me pushtet.