Lajçak ka ndarë me neve 15 modeleve evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve, jo të asociacioneve, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se Qeveria do t’i analizojmë veçoritë dhe karakteristikat si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve.
Ai ka shtuar se nuk është kërkuar të zgjedhin një nga ato 15 modele, por disa nga ato, ato të cilat reflektojnë standardet e Këshillit të Evropës, dhe që do të mund të shërbejnë si referencë apo orientim për një propozim për të drejtat e minoriteteve i cili mund të jetë i aplikueshëm, i pranueshëm për Kosovën, dhe në përputhje me parimin e vënies në fokus të të drejtave të anëtarëve të një komuniteti.
Gjithmonë duke qenë në respektimin të kushtetutshmërisë se vendit, pa kompetenca ekzekutive dhe një që nuk përbën nivel të tretë të qeverisjes.
Miroslav Lajçak, i dërguari special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë të ditur se i ka dhuruar kryeministrit Kurtit 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin.
“Asnjë prej këtyre modeleve nuk ka çuar në këtë mosfunksionim te shtetet që kanë implementuar këto modele”./RTK/


