Lajme

Kryeziu: Kurti dhe Vuçiçi, së shpejti bashkë do ta nënshkruajnë marrëveshjen

02/02/2023 18:32
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se sot Kurti dhe Vuçiq sot paskan zgjedhur që t’i drejtohen parlamentarëve, qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk e di a është rastësi apo qëllimshëm, por beson se të dy kështu së shpejti, bashkë dhe në të njëjtën ditë do ta nënshkruajnë marrëveshjen.

Ai ka shtuar se e mira është që dialog po shkon drejt zhbllokimit dhe finalizimit.

Postimi i tij i plotë:

Albini dhe Vuçiçi sot paskan zgjedhur të njëjtën ditë t’i drejtohen parlamentarëve, qytetarëve dhe ndërkombëtarëve?! Rastësi apo qëllimshëm, nuk e di, por besoj kështu të dy së shpejti, vetëm atëherë së bashku, në të njëjtën ditë, do ta nënshkruajnë marrëveshjen.

E mira e kësaj, dialogu po shkon drejtë zhbllokimit dhe finalizimit.