Lajme

Kryeziu: Kurrë s’kemi pasur më shumë fukarallëk se sot, të mendimit e të veprimit politik!

07/22/2025 17:10
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar në lidhje me ngërçin institucional të krijuar në vend.

Kryeziu tha se Kosova aktualisht duket pa asnjë agjendë politike e ekonomike.

Ai potencoi se e gjithë elita politike është e fokusuar në agjenda ditore, promovim personal, nxitje të konfrontimit shoqëror dhe protagonizëm për konsum të brendshëm.

“S’ka diskutime e as angazhime për integrimet euroatlantike. S‘ka më diskutime e as përpjekje për anëtarësim në NATO. S’ka diskutime e angazhime as për konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes njohjeve të reja. Edhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, INTERPOL apo UNESCO kanë mbetur pezull. Në të njëjtën kohë, përballemi me izolim diplomatik dhe masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian” shkruan Kryeziu raporton “Gazeta Blic”.

‘Kurrë s’kemi pasur më shumë fukarallëk se sot – të mendimit e të veprimit politik’ shkruan Kryeziu në Facebook.

Reagimi i plotë:

Mosfunksionalizimi i Kuvendit është vetëm një nga pasojat në mungesë të një klase politike me vizion dhe lidership, me orientim shtetformues afatgjatë. Kosova sot duket pa asnjë agjendë politike e ekonomike.

S’ka diskutime e as angazhime për integrimet euroatlantike. S‘ka më diskutime e as përpjekje për anëtarësim në NATO. S’ka diskutime e angazhime as për konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes njohjeve të reja. Edhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, INTERPOL apo UNESCO kanë mbetur pezull. Në të njëjtën kohë, përballemi me izolim diplomatik dhe masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, e gjithë elita politike është e fokusuar në agjenda ditore, promovim personal, nxitje të konfrontimit shoqëror dhe protagonizëm për konsum të brendshëm – sikur të ishin përgjegjës për mahallat e tyre, e jo për shtetin. Kurrë s’kemi pasur më shumë fukarallëk se sot – të mendimit e të veprimit politik.

Na ka mbetë vetëm të shpresojmë që një ditë politikanët ta kuptojnë se Kosova është shtet – dhe se politika është mundësi për forcim të shtetit dhe mirëqenie qytetare, jo skenë për protagonizëm mahallash.