Lajme

Kryeziu: Kryeministri Kurti dhe kundërshtarët e tij politik të jenë të unifikuar për çështjen e dialogut

04/29/2021 22:39
nga:Y I

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka folur në lidhje me procesin e dialogut dhe rolin e Kurtit në këtë proces, raporton Gazeta Blic.

Kryeziu ka thënë se veprimet politike per dialogun duhet të jenë të dakorduara dhe të pranueshme per te gjithë.

Tutje ai ka thënë se nuk duhet të ketë më rrëzime qeverish apo dorëheqje kryeministrash dhe se Republika duhet të jetë e unifikuar rreth një strategjie dhe platforme, për permbylljen e dialogut me Serbinë.

“Kryeministri duhet te promovoje nje bashkepunim te ngushte politik me kundershtaret e tij, pavaresisht sa vota i ka. Gjithashtu kundershtaret e tij politik duhet te jene te gatshem te shmangin inatet e se kaluares, te qendrojne ne perkrahje te Republikes, pavarsisht kush eshte kryeministri” shkruan Kryeziu.

Postimi i plotë:

Vizioni dhe veprimet politike per dialogun duhet te jene te dakorduara dhe te pranueshme per te gjithe, jo vetem per bindjet tona partiake. Por, edhe per kundershtaret tane politik.

Kurti, tani eshte jo vetem pjese por udhehqes i dialogut, ndoshta jo per vullnetin e tij, por sepse s’ka rruge tjeter, s’kishin rruge tjeter as parardhesit e tij. Kjo eshte pika, ku ai do te jete nje nga tjeret, apo politikani qe rreth vetes mbledhe me shume kundershtaret politik se sa hisedaret partiak.

Per me shume se pese vite kane ndodhur doreheqje kryeministrash, protesta, rrezime qeverish e mendime ndryshe, por besoj se ka ardhur koha qe keto zhvillime s’do mund ti perballojme dhe per nje periudhe tjeter kohore. Refleksioni politik i kryeminsitrit dhe aktereve tjere politik duhet te jete qe Republika te jete e unifikuar rreth nje strategjie dhe platforme, per permbylljen e dialogut me Serbine.

Kryeministri duhet te promovoje nje bashkepunim te ngushte politik me kundershtaret e tij, pavaresisht sa vota i ka. Gjithashtu kundershtaret e tij politik duhet te jene te gatshem te shmangin inatet e se kaluares, te qendrojne ne perkrahje te Republikes, pavarsisht kush eshte kryeministri.