Ismet Kryeziu nga KDI në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur edhe për prishjen e raporteve të Kosovës me partnerët ndërkombëtar, ku siç thotë ai, kryeministri Kurti ka fajin kryesor.
Kryeziu ka përmendur edhe disa nga deklaratat e fundit të Escobarit e Hoveniert, ku shton se këta të fundit treguan pikat përfundimtare me të cilat mund të tolerohet Kosova, në situatën që jemi aktualisht.
“Unë mendoj se është lënduar bukur shumë partneriteti mes partnerëve tanë dhe Kosovës, edhe në deklaratat e fundit kemi elemente të cilat tregojnë pikën përfundimtare se deri kur mund të tolerohet Kosova në një kësi situate. Nuk e di se cila është pika përfundimtare, por besoj se që tërheqja e vëmendjes së Shteve të Bashkuara të Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë shumë i dëmshëm për Kosovën, sesa për Serbinë”, tha Kryeziu.
“Ne nuk guxojmë si shoqëri ta fusim Kosovën në një situatë të tillë sepse do ë të ngecim në zhvillim ekonomik dhe në fusha të tjera”, shton tutje Kryeziu.
Kryeziu kishte kritika edhe për presidenten Osmani, për të cilën thotë se nuk lëviz nga linjat e Qeverisë Kurti.
Kryeziu shton se Osmani po bën tërheqje taktike të gabueshme.
“Unë mendoj se presidentja nuk lëviz shumë nga linja që e udhëheq kryeministri, këto takime janë më shumë për shkak të Republikës së Kosovës sesa për shkak qëndrimeve të presidentes Osmani. Presidentja sikur është tërhequr nga jeta publike në qëndrimet e saj si presidente”, tha Kryeziu.
“Unë mendoj se presidentja me tërheqjen e saj nga publiku dhe nga të gjitha veprimet që mund t’i ndërmerr si presidente, është tërheqje taktike e gabueshme nga ana e saj”, tha Kryeziu në Blic Interview.
Intervista e plotë:


