Lajme

Kryeziu: Kështu duhet kryeministri Kurti t’i qaset dialogut me Serbinë

06/16/2021 10:23
nga:Gazeta Blic

Ismet Kryeziu nga KDI, i ka dhënë disa këshilla për kryeministrin Albin Kurti, rreth dialogut me Serbinë, raporton Gazeta Blic.

Kryeziu thotë se Kurti do të duhej të kërkonte marrëveshje finale me Serbinë dhe të synonte afatizim kohor.

Ai shton se pjesmarrja në dialog pa marrëveshje finale është vazhdim i një politike papërgatitur për dialogun me Serbinë.

Shkrimi i plotë:

Kurti do duhej te kerkonte marrveshjen finale me Serbine dhe te synonte afatizim kohor.

E me pastaj, temat mund te jane te panumerta dhe te karaktereve te ndryshme qe mund te dakordohen dy shtetet mes vete, bazuar ne marreveshjen finale.

Perndryshe, pjesemarrja ne nje dialog pa marreveshje finale, i nisur nga temat, s’eshte asgje me shume se vetem vazhdim i nje politike te papergatitur per dialogun me Serbine. Per me teper, eshte pershtatje ndaj nevojave te Serbise dhe disa shteteve burokratike te cilat s’kane asnje interes se çfare po ndodhe me Kosoven.

Delegacioni i Kosoves duhet te jete pjese e dialogut jo per shkak te presionit nderkombetar, por per shkak te interesit per t’i zgjidhur shume ceshtje me Serbine si shtete fqinj.