Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas lajmit se Gërvalla ka kërkuar nga KQZ që zgjedhjet në New York të organizohen në një xhami.
Ai u shpreh se kjo kërkesë e Gërvallës cenon integritetin zgjedhor dhe bie ndesh me ligjet dhe rregulloret zgjedhore.
“Ministrja znj. Gërvalla, ndër të tjera, ka kërkuar nga KQZ-ja organizimin e zgjedhjeve në një xhami në Nju Jork, një kërkesë që bie ndesh me ligjet dhe rregulloret zgjedhore. Ky veprim tenton të cenojë integritetin zgjedhor, ose në rastin më të butë, përbën mungesë të kompetencës së qeverisë për të respektuar ligjet dhe vlerat kushtetuese të Republikës së Kosovës. Ligji dhe rregullat zgjedhore ndalojnë përdorimin e institucioneve fetare për aktivitete zgjedhore, përfshirë organizimin e votimit në këto ambiente, duke synuar ruajtjen e neutralitetit fetar dhe shmang ndërlidhjen e politikës me fenë. Ndarja e fesë nga politika dhe shteti është çështje kritike në një demokraci, dhe në Kosovë bjen ndesh me parimet bazë të Republikës si shtet laik/sekular” ka shkruar Kryeziu në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Ministrja znj. Gërvalla, ndër të tjera, ka kërkuar nga KQZ-ja organizimin e zgjedhjeve në një xhami në Nju Jork, një kërkesë që bie ndesh me ligjet dhe rregulloret zgjedhore.
Ky veprim tenton të cenojë integritetin zgjedhor, ose në rastin më të butë, përbën mungesë të kompetencës së qeverisë për të respektuar ligjet dhe vlerat kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Ligji dhe rregullat zgjedhore ndalojnë përdorimin e institucioneve fetare për aktivitete zgjedhore, përfshirë organizimin e votimit në këto ambiente, duke synuar ruajtjen e neutralitetit fetar dhe shmang ndërlidhjen e politikës me fenë. Ndarja e fesë nga politika dhe shteti është çështje kritike në një demokraci, dhe në Kosovë bjen ndesh me parimet bazë të Republikës si shtet laik/sekular.
Pra, nuk është e nevojshme të kesh shumë njohuri mbi ligjet dhe rregulloret, pasi kjo është një çështje e thjeshtë për çdo qeveri, si rregull, si vlerë kushtetuese dhe si praktikë e deritanishme e organizimit të zgjedhjeve. Nëse ndërhyrja nuk është qëllimi!?