Lajme

Kryeziu: I papranueshëm fakti që fatkeqësia e Astrit Deharit po përdoret për të mbledhur një grusht vota

08/12/2024 13:17
nga:Genita C

Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas konferencës së VV’së para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit, raporton GazetaBlic.

Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se diçka e tillë në kohë zgjedhjesh është e trishtueshme.

Ai thekson se, po përpiqen ta shfrytëzojnë jetën dhe vdekjen e Deharit për mbështetje politike.

“E trishtueshme të shohim se si një subjekt politik, pavarësisht nëse është në opozitë apo pushtet, gjithnjë në kohë zgjedhjesh, përpiqet të shfrytëzojë jetën dhe vdekjen e Astrit Deharit për të fituar mbështetje politike, duke ndikuar ndjenjat e publikut”, shkruan Kryeziu.

Tutje, ai thotë se është i papranushëm fakti që fatkeqësia e Deharit të përdoret për vota.

“Përdorimi i fatkeqësisë së Astrit Deharit për të manipuluar opinionin publik dhe për të mbledhur një grusht vota është i papranueshëm dhe përbën një mungesë respekti për kujtimin e tij, për institucionet dhe për shoqërinë”, përfundon shkrimi i tij.

Çfarë tha Sami Kurteshaj në konferencën e thirrur për aktivistin, Astrit Dehari?