Ismet Kryeziu ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk u krijua nga votat e diasporës, por se ato vetëm e kanë thelluar avantazhin e saj, raporton GazetaBlic.
Sipas Kryeziut, Vetëvendosje do të ishte subjekti i parë edhe vetëm me votat e qytetarëve rezidentë në Kosovë, ndërsa humbja e partive opozitare lidhet me mungesën e angazhimit politik.
Ai ka kritikuar opozitën për mungesë të terrenit, strukturave dhe mobilizimit, duke shtuar se fushatat e tyre u fokusuan kryesisht në rrjete sociale dhe paraqitje mediale, pa kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.


