Ismet Kryeziu nga KDI thotë se VV-ja nuk ka arritur të ndryshojë asociacionin, por ka ndryshuar qendrimin e saj për Asociacionin, raporton GazetaBlic.
Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se ky është një ndryshim i mirë, por sipas tij, askush nuk mund t’ë na heqë të drejtën për t’i përballur Kurtin dhe VV-në, me premtimet, qendrimet, kundërshtimet, veprimet dhe vizionin e saj për asociacionin.
Shkrimi i plotë:
VV-ja nuk ka arritur të ndryshojë asociacionin, por ka ndryshuar qendrimin e saj për asociacionin.
Mirë që kanë ndryshuar. Por, askush nuk mund t’ë na heqë të drejtën për t’i përballur Kurtin dhe VV-në, me premtimet, qendrimet, kundërshtimet, veprimet dhe vizionin e saj për asociacionin. Premtime, kundërshtime e veprime të cilat fatkeqësisht po rezultonjë se kanë ndihmuar dhe gjeneruar stagnim e pasoja për zhvillimin e Republikës, për gati një dekadë.


