Lajme

Kryeziu: Aksioni ka përfshirë të gjithë territorin e Kosovës, 39 persona të arrestuar

01/08/2026 14:28
nga:Sh R

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, në një konferencë për media ka folur për aksionin e sotëm që u zhvilluar nën dyshimet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Ai tha se aksioni ka përfunduar me 39 persona, të cilët janë ndaluar.

“Ka përfshirë të gjithë territorin e Kosovës, nga Prishtina në Prizren,  nga Prizreni në Mitrovicë, nga Mitrovica në Pejë, Klinë, Obiliq, Rahovec, Gjilan, Ferizaj e deri në Dragash”, tha ai.