Lajme

Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrjen e AKI’së tregon a është përgjigjur drejtori i kësaj agjencie për rastin e Vehbi Kajtazit

10/31/2024 22:23
nga:G C

Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrjen e AKI’së, Ganimete Musliu thotë se pas rastit që i ka ndodhur gazetarit Vehbi Kajtazi ka tentuar të kontaktojë me drejtorin e AKI’së, Petrit Ajeti, por që ka qenë e pamundur të kontaktojë me të.

Musliu në një lidhje direkte në emisionin Pressing në T7 thotë se ka kërkuar nga organet komptente që të merren me rastin në fjalë.

“Kam kërkuar nga organtet kompetentet të merren me rastin pa drejtuar gisht nga askush derisa faktet ta dokumentojnë se kush qëndron prapa këtij akti të shëmtuar i cili cenon lirinë e individit. Kam tentuar të kontaktojë me drejtorin e AKI’së por e kisha të pamundur. Deri më tani nuk kam kontaktuar”, tha Musliu,

Gazetari Valon Syla e ka pyetur Musliun se pasi nuk po arrin të kontaktojë me Petrit Ajetin, a po ikë ky I fundit nga përgjegjësia.

“Unë mbi bazën e komptencave që i kam do tëq vzhdoj ta kryejë punën time të përpikt dhe do të jap llogari për punën time si kryetare e komisionit”, tha ajo.