Lajme

Kryetarja e komisionit britanik në mbrojtje të Kurtit: Militantët e armatosur serbë minojnë stabilitetin e Kosovës

05/26/2023 21:07
nga:Arsim Buxhovi

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns, ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

Ajo tha se militantët e armatosur serbë minojnë stabilitetin e Kosovës.

“Aktorët ndërkombëtarë duhet të ndalojnë para se të sulmojnë zyrtarët e zgjedhur në mënyrë demokratike që marrin zyrat e tyre në veri të Kosovës. Jo më pak kur ata qëndrojnë të heshtur dhe nuk arrijnë të thërrasin militantët e mbështetur dhe të armatosur serb, të cilët vazhdojnë të minojnë stabilitetin në veri të Kosovës”, ka shkruar ajo.