Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka marrë pjesë në inaugurimin e “Murit të nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, të pranishëm ishin edhe Joseph DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Lekë Rezniqi, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, si dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe ai gjerman Joern Rohde, raporton Gazeta Blic.
“Në zemër të Prishtinës, zbuluam “Murin e Nderit”, një dëshmi e guximit, dhembshurisë dhe përkushtimit ndaj njerëzimit, vlera që formësojnë historinë tonë të përbashkët”, ka shkruar kryetari Rama.
Tutje ka thënë se le të jetë ky “Mur i Nderit” një urë miqësie për popullin hebre, si në Izrael ashtu edhe në mbarë botën.
Gjithashtu Rama ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që e bën të mundur realizimin e kësaj ngjarje.
Postimi i plotë:
Në zemër të Prishtinës, zbuluam “Murin e Nderit”, një dëshmi e guximit, dhembshurisë dhe përkushtimit ndaj njerëzimit, vlera që formësojnë historinë tonë të përbashkët.
Le të mbetet ky “Mur i Nderit” një urë miqësie për popullin hebre, si në Izrael ashtu edhe në mbarë botën dhe le të qëndrojë si një simbol i përjetshëm i dashurisë sonë për njerëzimin.
Falënderoj nga zemra të gjithë ata që pa u lodhur e bënë realitet këtë ngjarje; Shirley dhe Joe Dioguardi nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Lekë Rezniqi nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, Kryeministri Kurti, stafi i Kryeqytetit dhe të tjerë të panumërt që kontribuan me kohë dhe energji për këtë monument madhor.


