Kryetarit i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, shprehet kundër nismës së Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të komunave përmes nismës së peticionit. Thotë se preferon një marrëveshje ndryshe, meqë nuk e sheh të arsyeshëm shkarkimin nga “dikush tjetër”.
Në një intervistë për KosovaPress, Peci shprehet optimist se do të dalë fitues në zgjedhjet e jashtëzakoshme që pritet të mbahen në katër komunat në veri të vendit.
Peci, i cili po vazhdon të kryej detyrën e kryekomunarit nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha se punët në përgjithësi janë duke shkuar mirë, derisa përmend mungesën e qasjes në buxhet si problemin kryesor, për të cilin, siç u shpreh, po ju krijon probleme të mëdha.
Ai thotë se mban takime me qytetarë serbë të komunës që e udhëheq.
Peci flet edhe për shkarkimin e nënkryetares së kësaj komune, Sllagjana Pantoviq. Tregon arsyet për të cilat sipas tij, është detyruar të marrë vendim për shkarkimin e saj.
I pari i Komunës së Zveçanit apelon qytetarët që të kenë besim në punën e tij.


