Sporti

Kryetari i Ulpianës: Liridon Leci m’u ka lut me ia lëshu lojën, i kam thënë jo edhe pikë, gjysma e FFK është e Flamurtarit!

04/14/2024 22:20
nga:Lorik J

Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit janë përjashtuar nga Liga e Parë e futbollit kosovar, pasi FFK ka konstatuar se kjo ndeshje ka qenë e kurdisur.

Kryetari i Ulpianës, Jeton Gashi ka potencuar se është çuditur nga vendimi i shpejtë i FFK për përjashtimin e tyre.

Ai poashtu tha se Leci, trajneri i Flamurtarit i ka kërkuar atij t’ia lëshonte ndeshjen disa javë më parë, teksa Gashi kishte refuzuar, andaj kjo ka ardhur nga klubi prishtinas.

“Na lojën me Flamurtarin e patëm vendas, Liridon Leci më ka lut lëshoma lojën, pikërisht ai që tha se duhet m’i shiku ndeshjet e Ulpianës. I thashë “Jo” edhe pikë”  Kjo na u ka bë me qëllim prej klubit të Flamurtarit. Jemi ra viktimë e tyre”, tha fillimisht Jeton Gashi në emisionin Favorit.

“Gjysa e FFK është e klubit të Flamurtarit. Federata e vendos kush bëhet kampion, kush del prej ligës. Kam pas shumë respekt për FFK, bile për Presidentin tepër – pa asnjë fakt… Çka bëhet në Ulpianë unë vendosi, ne do ankohemi, do t’i kërkojmë mesazhet. Do marrim edhe ekspertë ndërkombëtar”, tha ndër tjerash Gashi.

/GazetaBlic Sport