Deputeti i Malit të Zi, Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) pas votës kundër nga deputeti i Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ka thënë se kjo lëvizje ishte e pritur.
“Duke votuar kundër pranimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, lëvizja e përfaqësuesit tonë ishte e pritur dhe e paralajmëruar paraprakisht,” ka thënë Zenka.
Sipas Zenkës, jo dëshmon se Mali i Zi përfaqësohet nga njerëz për të cilët politika partiake është më e rëndësishme se interesat shtetërore të Malit të Zi.
E votën kundër ai e quan si ndikim rusoserb.
“Sado që retorika e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” filloi të jetë më e butë, megjithatë faktet tregojnë se Mali i Zi gjithnjë e më shumë po bëhet zonë e interesave dhe ndikimit rusoserb.”
Dhe kjo votë për të kundër pranimit në APKE është në frymën e politikës së botës serbe.


