Sporti

Kryetari i tifogrupit të Lille: Të gjithë e duam Zhegrovën këtu, ai është shumë i fortë dhe i sjellshëm me ne!

09/24/2024 17:59
nga:Lorik J

Edon Zhegrova është aktualisht një nga futbollistët më të mirë dhe më të dashur në Francë. 

Darmian Fervrier, udhëheqësi i tifogrupit të Lille, Le Dok Pompon thotë se futbollisti kosovar është lojtari i preferuar i francezëve, teksa poashtu potencon se Zhegrova është shumë i sjellshëm me ta.

“Edon Zhegrova është lojtar shumë i mirë, të gjithë tifozët e Lille e duan atë. Ai është i ri, mund të luajë kudo, në të majtë e në të djathtë. Ai mund të rritet akoma. Edoni është shumë i sjellshëm me tifozët, kemi marrëdhënie shumë të mira me të dhe kjo na pëlqen. Zhegrova është pjekur dhe është shumë, shumë i mirë tani”, tha fillimisht ai për GazetaBlic Sport.

Fervrier thotë se ekipi i Lille po luan futboll të bukur tash e disa vite pas ndryshimeve në kryesi.

“Skuadra jonë po luan mirë e më mirë tash e disa vite, ka shumë lëvizje, kemi poashtu lojtarë të ri, trajner të ri dhe president të ri. Kemi pasur shumë probleme financiare vitet e kaluara, por presidenti i ri ka rregulluar problemet dhe tani kemi lojtarë më të mirë.”

Me 2 tetor, Lille do të luajë me Real Madridin, teksa tifozi pret që Zhegrova me bashkëlojtarë të mposhtin mbretërit e Europës.

“Real Madrid është një nga skuadrat më të mira në botë tani. E dimë se do jetë shumë ndeshje e vështirë, por skuadra është e motivuar për të fituar. Duam që të shkojmë larg në kompeticionin e ri të Champions League”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport