Lajme

Kryetari i ri i Zveçanit: Do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë, KFOR-in, EULEX-in e me OSBE-në

12/05/2025 11:52
nga:Y I

Dragisha Miloviq është betuar si kryetar i ri i Zveçanit. Ceremonia u zhvillua pasi Ilir Peci i PDK-së ia dorëzoi atij zyrtarisht detyrën, duke shënuar kështu edhe rikthimin e Listës Serbe në krye të komunës.

Në fjalën e tij pas betimit, Miloviq u zotua për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionalë që veprojnë në Kosovë.

“Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR me EULEX me OSBE me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL dhe juve mediave. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar të qytetarët. Kushdo që vjen këtu të mirëpritet… për të mirë të qytetarëve tanë”, ka thënë Miloviq.

Siç transmeton Dukagjini, kur u pyet nga gazetarët se a i respekton simbolet e Kosovës, Miloviq është përgjigjur shkurt.

“Do ta shihni ditëve në vazhdim, sot nuk flas”, është përgjigjur ai.