Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka shkuar për vizitë tek kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Rama.
“Pata kënaqësinë të pres në Komunën e Prishtinës, Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifin, me të cilin diskutuam për gjendjen aktuale sa i përket Pandemisë si dhe çështje të tjera të interesit publik.
Me Ministrin Latifi u pajtuam që të ndërmarrim veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimmarrje”, ka shkruar Rama.
“Për ne, prioritet është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e tyre”.
Fadil Ismajli i ftuari i radhës në “Blic Interview”, flet për krizën energjetike në Kosovë