Lajme

Kryetari i PDK-së kujton 23 vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës

05/20/2022 14:54
nga:Astrit Gashi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar 23 vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, duke theksuar se kujtojmë ditën kur të gjithë shqiptarët që, si të burgosur më 1999, iu nënshtruan torturave dhe vrasjeve mizore për disa ditë me radhë.

“Në një prej krimeve më të mëdha që pushteti kriminal i Millosheviqit orkestroi në Kosovë, në Dubravë u vranë 160 të burgosur shqiptarë e mbi 300 të tjerë u plagosën”.

“Ende, as sot e kësaj dite, askush nuk është dënuar për këtë krim makabër, të planifikuar në atë mënyrë që faji tu mbetej forcave të NATO-s.
Liria dhe pavarësia e shtetit tonë që e gëzojmë sot, nuk do të jenë asnjëherë të plota pa vënien para drejtësisë të kriminelëve të cilët janë përgjegjës për vrasjen e mijëra shqiptarëve të pafajshëm”, shkroi Krasniqi.