Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke uruar 24-vjetorin e Policisë së Kosovës, ka thënë se shpreh mirënjohje dhe nderime për zyrtarët policor, raporton Gazeta Blic.
“Përtej sfidave dhe mungesës së mbështetjes adekuate institucionale, Policia jonë mbetet ndër institucionet më profesionale dhe të përgjegjshme, që ofron shërbime e siguri për secilin qytetar të vendit tonë, pa dallim etnie”, ka shkruar Krasniqi në një postim në facebook.
Kryetari i PDK-së ka potencuar se si parti janë të përkushtuar në nismën rreth hartimit të Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, dhe punonjësve të Inspektoratit Policor me autorizime policore.
“Mirënjohje dhe nderim për secilin zyrtar të Policisë së Kosovës, që me punën dhe angazhimin e pakusht të tyre ndër vite, kanë ruajtur me dinjitet vizionin, misionin dhe vlerat e këtij profesioni fisnik. Urime të gjithëve”, ka shkruar Krasniqi.


