Lajme

Musa: Kryetari i OAK-së mori 1974 euro pagë mujore, 10 mijë euro kanë harxhu për llaptop

05/29/2021 15:27
nga:Y I

Delegati Skender Musa ka thënë se Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, ka marrë pagë mujorë në kohë të pandemisë në vlerë prej 1974 euro.

Ka thënë se ka marrë 500 euro më shumë se sa ia lejon rregullativa.

“ Ka marrë pagë në kohë pandemie në vlerë prej 1974 euro euro afër 500 euro më shumë se sa ia lejon Rregullorja”, ka thënë Musa, në mbledhjen e Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK).Musa ka thënë se edhe blerjet e llaptopëve ishin të paligjshme pasi nuk janë përfillur rregullat.

“Pagesat nuk ishin të ligjshme për pagesat e llaptopëve. Ky këshill mbikëqyrës nuk na tha asgjë. Ka ble llaptop 10 mijë euro”, ka thënë Musa.

Musa ka thënë se blerja e llapopëve me para kesh është vepër penale. /Betimi për Drejtësi/