Lajme

Kryetari i naftëtarëve: Vendimi për çmimin e derivateve të respektohet, por ka një gabim

06/27/2022 14:09
nga:N M

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të ministrisë së Tregtisë, e ku kjo e fundit për 24 orët e ardhshme ka caktuar se sa duhet të jetë çmimi i një litre nafte, benzine dhe gasi, raporton Gazeta Blic.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës, i ka thënë Gazeta Blic se vendim i Qeverisë duhet të respektohet.

Sipas tij, megjithatë në vendimin e Ministrisë së tregtisë ka një gabim.

“Vendimi i Qeverisë duhet të respektohet dhe është duke është duke u respektuar. Por vendimi ka gabime në kalkulim të çmimit. Shpresojmë se në ditët në vijim do të përmirësohet”, ka thënë Berjani për Gazeta Blic.

Ndryshe, gjatë ditës Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e produkteve të naftës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një komunikate për media, ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.85 euro për litër, për benzinë 1.74 dhe për gas 0.75 euro për litër.

Çmimet janë të vlefshme nga sot në ora 10:00.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:
ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR
Për secilin produkt të naftës Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër;Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër.
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

AKB: Vendimi i Qeverisë për derivate të naftës antikushtetues