Lajme

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës: Nëse dikujt i duket çmimi i lartë i naftës, le të përdorë transportin publik

04/22/2024 12:14
nga:N K

Në shtetin e Kosovës ka vazhduar rënie të lehtë të çmimit të karburantit naftë. Një litër naftë sot në Kosovës është duke u tregtuar me 1.16 cent, ndërsa një litër benzinë kushton 1.34 cent.

Lidhur me këtë çështje në një intervistë për GazetaBlic, ka folur Fadil Berjani, sipas tij, përkundër luftave në lindjen e mesme, shteti i Kosovës nuk do të ketë paralajmërim për rritje të karburantit naftë.

Sipas kryetarit të Naftëtarëve të Kosovës, çmimi i karburantit naftë nuk do të ketë rritje apo ulje në tregun kosovar.

“Sa i përket rritjes së çmimit të naftës në lindjen e mesme, çmimet e derivateve në Kosovë nuk kanë pasur ndikim të ulen apo të rriten, diseli për momentin në territorin e Kosovës shërbehet ka çmimin 1.37 centë, deri në 1.41 centë, ndërsa benzina 1.38 centë deri në 1.45 centë. Për momentin çmimet e naftës në shtetin e Kosovës, nuk kanë lëvizje pasi që pa marrë parasysh çfarë lufte ndodhë në lindjen e mesme, çmimin e naftës e përcakton Beza dhe organizata prodhuese Opec”, tha Berjani.

Berjani ka krahasuar çmimet e naftës me vendet e rajonit, ku sipas tij shteti i Kosovës ka çmimin e naftës më të lirin në krahasim me vendet tjera të rajonit.

“Ne si qytetarë të Kosovës jemi duke u shërbyer me çmimet më të lira të naftës në rajon. Në shtetin e Shqipërisë çmimi i naftës është 1.88 centë, dhe 1.90 centë benzina. Ndërsa në shtetin e Serbisë 1.90 benzina, 1.92 diseli. Nëse qytetarëve të Kosovës ju duket çmimi i naftës e lartë atëherë të përdorin transportin publik”, tha tutje ai. /GazetaBlic/

Për më shumë detaje, ndiqeni intervistën e plotë: