Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2025, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ai ka thënë se nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja nga dikush.
Atiq për T7, ka thënë se po angazhohet që t’i plotësoj kërkesat dhe nevojat e kësaj komune.
“Nuk mendoj që kanë me na e kërku dorëheqjen. Ne nuk mundemi me ndiku në politika më të mëdha, por e imja si kryetar komune është që ta jap maksimumin për premtimet të cilat i kemi pasur në fushatë. Po shpresoj që kena filluar me një vrull të mirë dhe pozitiv. Shpresoj që në ditët e fundit, në zgjedhjet e rregullta në vitin 2025, t’ia arrijmë me kry punë të mira”, ka deklaruar Atiq.