Lajme

Kryetari i Linzit i jep mbështetetje Kurtit për zgjedhjet në veri dhe lirimin e policëve të kidnapuar

06/25/2023 16:06
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka marrë një letër nga kryetari i qytetit të Linzit në Austri, Klaus Luger.

Luger në letrën e tij ka shprehur mbështetjen për lirimin e tre policëve të Kosovës të kidnapuar nga autoritetet serbe.

Po ashtu Luger nënvizon se nuk është në shpirtin e një shteti modern që të mos i pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe t’i kundërshtojë me veprime të diskutueshme.

Lugerin për këto fjalë e ka falënderuar kryeministri Kurti.

“Dëshiroj të falënderoj kryetarin e bashkisë së Linzit, Klaus Luger, për mbështetjen ndaj Kosovës në respektimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe sundimin e ligjit në veri, si dhe për dënimin e tij ndaj agresionit të Serbisë, përfshirë rrëmbimin e tre policëve. Solidariteti demokratik evropian është thelbësor”, ka shkruar Kurti.