Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot në mëngjes punëtorë shëndetësor, për të cilët tha se i konfirmuan atij faktin që tashmë dihet, se sistemi ynë shëndetëor është në pikën e thyerjhes.
“Mëngjesin e së premtes e nisa me punonjës shëndetësorë të cilët ma konfirmuan atë që të gjithë e dimë tashmë; sistemi ynë shëndetësor është në pikën e thyerjes”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Ai më tutje theksoi se “Klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e pa mjete higjienike bazike. Pacientët, familjarët e tyre, duhet t’i sjellin ato me veti para operimeve e intervenimeve”.
“Për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna. Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vet. Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj! Kjo gjendje është thjeshtë e papranueshme. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë!”, shkroi Abdixhiku.
Postimi i plotë:


