Lajme

Kryetari i LDK për vendimin e ZRRE-së: Njëherë seancë të jashtëzakonshme e më pas në Kushtetuese

02/08/2022 15:17
nga:N M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë në një paraqitje para medieve se vendimin e ZRRE për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike do ta kundërshtojnë përmes një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

“ Do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve për seanca të jashtëzakonshme”, ka thënë ai ndër të tjera.

Sipas tij, në rast se as kjo seancë “nuk dhez” LDK do të konsultohet me ekspert të që vendimin e ZRRE ta dërgojnë në gjykatën Kushtetuese.

Seancë të jashtëzakonshme dhe po ashtu dërgimin e vendimit të ZRRE për rrymën e ka paralajmëruar edhe Partia Demokratike e Kosovës.