Lajme

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama mirëpret shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey

04/19/2024 14:30
nga:Sh R

Kryetari i Kryeqyteti, Përparim Rama, në një takim të mbajtur sot në Odën e Kryeqytetit, mirëpriti Mary Ann Hennessey, të sapoemëruar Shefe të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë. Gjatë këtij takimi, kryetari e uroi Hennessey për marrjen e detyrës së re dhe diskutoi mbi avancimin e aktiviteteve të ndryshme, me theks të veçantë në sigurinë, drejtësinë dhe arritjen e barazisë së qytetarëve.

Takimi vuri në dukje rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit me Këshillin e Evropës, veçanërisht tani që Republika e Kosovës ndodhet në fazën finale të anëtarësimit në këtë organizatë. Kryetari falënderoi znj. Hennessey për mbështetjen e vazhdueshme që ajo dhe organizata e saj ofrojnë për Kryeqytetin dhe për të gjithë vendin.

Në fund të takimit, kryetari e siguroi Shefen e Zyrës për gatishmërinë e Kryeqytetit për të zhvilluar projekte të përbashkëta dhe theksoi se Prishtina është gati për të festuar anëtarësimin e ardhshëm në Këshillin e Evropës, një ngjarje që do të shënojë një hap të madh përpara për vendin në skenën ndërkombëtare.