Lajme

Kryetari i Komunës së Haraçinës “cak i sulmit të armatosur”

04/01/2024 14:58
nga:G B

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut e kanë konfirmuar se ka pasur të shtënëa ndaj veturës së kryetari të Komunë së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Një një konfirmim për mediat atje, Pançe Toshovski, ministri i Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se shoferi i kryetari ka mbetur i plagosur.

Policë të shumtë tashmë kanë bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës, ndërsa përforcime kanë ardhur edhe nga ajri – helikopterët e policisë – teksa po kërkohen të dyshuarit që gjuajtën në drejtim të kryetarit të Haraçinës.