Zgjedhjet Lokale

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, voton nesër në ora 11:00 në shkollën “Mustafa Bakija”

10/16/2021 18:09
nga:Y I

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega Gjakovë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kryetari i kësaj komune Ardian Gjini, do të votojë nesër ne shkollen “Mustafa Bakija”, raporton Gazeta Blic.

Votimi do të bëhet në orën 11:00.

Nesër qytetarët e Kosovës do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokale.

1 milion e 885 mijë e 448 persona kanë të drejtë vote të dielën