Lajme

Kryetari i Junikut për çiftin që vdiq tragjikisht: Do t’i kujtojmë përgjithmonë si familje shembullore

12/25/2023 15:24
nga:G C

Kryetari i komunës së Junikut, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e çiftit në bjeshkët e Junikut – Mic Tofaj dhe Fatlinda Maloku Tofaj.

“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku Tofaj. Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre.”

Ai ka thënë se Micin dhe Fatlindën Juniku do t’i kujtojë përgjithmonë si familje shembullore.

“Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut.”

Vdekja tragjike e çiftit në bjeshkët e Junikut, një prokuror i krimeve të rënda shkon në vendin e ngjarjes