Lajme

Kryetari i Istogut: Ndajmë dhimbjen me familjen Ademaj, të gatshëm t’i ndihmojmë qytetarët e Pejës

06/25/2023 12:10
nga:G B

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka thënë se bashkëndjen me qytetarët e Pejës për dëmet nga vërshimet dhe se është i gatshëm që si Komunë t’u ofrojë ndihmë në çdo formë e çdo kohë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Ademaj, që humbën dy anëtarë të familjes tragjikisht.

Postimi i tij i plotë:

Bashkëndjejmë me qytetarët e Pejës, të cilët u dëmtuan mbrëmë nga vërshimet.

Ne jemi të gatshëm, në çdo formë dhe në çdo kohë, t’iu dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës!

Së bashku e ndajmë dhimbjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademaj të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të familjes së tyre.

I juaji,

Iliri