Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur skandaloz veprimin e kryetarit të komunës Alban Hyseni, i cili ditë më parë promovoi biznesin e tij privat i cili është në emër të bashkëshortes së tij.
Bunjaku-Rexhepi ka thënë se këtë deri më tani nuk e ka bërë asnjë kryetar komune, derisa ka thënë se është veprim skandaloz që promovosh biznesin si kryetar komune.
Disa ditë më parë Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë në faqen e tij të Facebook, një postim që ka të bëjë me promovimin e biznesit të gruas së tij, një veprim i tillë nga kryetari i një komune është jo vetëm i çuditshëm por edhe shfrytëzim i postit të tij për të promovuar një biznes privat.
Nuk është e zakonshme që për një kryetar komune të promovohet një biznes privat.
Por këtë e ka bërë kryetari i Gjilanit që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i cili nuk ka hezituar që biznesin e gruas së tij ta promovojë në faqen e tij në Facebook, edhe pse si kryetar mbanë përgjegjësi publike.
Postimi i plotë i Bunjakut:


